Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha para gazetarëve se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg dhe kërkoi rinumërim të plotë të votave.
Ndër të tjerash, Haradinaj tha se ndërtimi i Institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejtë.
“Falënderojmë komisionerët dhe vëzhguesit e shumtë që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga disa komisionerë ose vëzhgues. Kërkojmë nga organet e rendit, hetuesisë, që kriminelët e votës të përfundojnë në burë, të të gjitha partive. Kërkojmë rinumërim të plotë të votave me prezencë të hetuesisë dhe policisë në mënyrë që të gjendet e vërteta”.
“Ndërtimi i Institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”.