Haradinaj nuk e uron Osmanin.
Lideri i AAK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente, AAK qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.
Sipas Haradinajt votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo nuk guxojnë.
Duhet përkujtuar që deputetët e AAK-së nuk ishin të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit ndërsa ishte vetëm Albena Reshitaj nga kjo parti që pavarësisht vendimit të Haradinajt, moti pjesë në seancë dhe votoi për zgjedhjen e presidentes.
Postimi i plotë:
Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.
Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë.
Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme.
Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë! RH.