13.4 C
Geneva
Friday, November 7, 2025

Haxhiu: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministrja Haxhiu mënjanon zërat kritikë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të partive politike dhe shoqërisë civile ndaj nismës së Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd.

”Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën.

Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsullata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!

Nëse për diçka është shtjerrë debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë.

Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd!”

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img