9.9 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Hekuran Kryeziu: Të gatshëm të përballemi me ekipin më të mirë në botë

Hekuran Kryeziu, mesfushori i Kosovës, ka folur në konferencë para ndeshjes së dardanëve me Spanjën.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, ne e kemi analizuar atë ndeshje dhe jemi të gatshëm për Spanjën. Është kënaqësi të luajmë kundër Spanjës dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe të fokusuar të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Do të mundohemi të japim më të mirën nga kjo ndeshje”, u shpreh Kryeziu.

Hekurani do ta nisë ndeshjen nga fillimi, por nuk dihet kush do ta shoqërojë atë, pasi mungon Herolind Shala, derisa Valon Berisha vazhdon të jetë në dyshim.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img