fbpx
-12.2 C
Geneva
Monday, January 20, 2025

Hernandez ka disa fjalë për Kosovën dhe një kërkesë për tifozët

Nesër me fillim nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Kosovës dhe Spanjës

Reprezentuesi i Spanjës, Rodrigo Hernandez, ka folur për mediat një ditë përpara ndeshjes ndaj Kosovës.

Lojtari i Manchester Cityt është shprehur shumë modest para ndeshje, duke thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë që skuadrat mund të kenë një emër më të vogël, por realiteti është se ata dinë të garojnë shumë mirë dhe askush nuk po fiton lehtë. Ne jemi të sigurt për atë që bëjmë dhe për nivelin tonë konkurrues, i cili është shumë i lartë “.

Mefushori kërkoi vetëm besim nga tifozët dhe më pas do t’ia kthejnë këtë gjë.

“Unë vetëm kërkoj nga tifozët qetësi shpirtërore me ekipin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Grupi është i mirë dhe dinamika e ekipit është e mirë. Ne do të garojmë për të bërë më të mirën”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img