3.1 C
Geneva
Thursday, April 10, 2025

Hoti dhe Palmer diskutuan për sfidat e pandemisë nga COVID-19

Hoti dhe Palmer zhvillojnë bisedë online, u diskutuan sfidat e pandemisë nga COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njofton spër zhvillimin e një bisede online me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Hoti thotë se aty u diskutuan zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova si pasojë e pandemisë Covid -19.

Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.

z. Palmer i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img