11 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Hoti flet pas arritjes së dozave të para të vaksinave në Kosovë

Ish-kryeministri Hoti flet pas arritjes së dozave të para të vaksinave në Kosovë.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka mirëpritur arritjen në Kosovë të dozave të para të vaksinës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar shpërndarjen e tyre ‘sipas strategjisë së imunizimit.

“Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë”, shkroi Hoti.

“Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, theksoi Hoti.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img