Hoxhaj ironizon me VV-në.
Pak pak pritet që të fillojë seanca për votimin e presidentit të ri të Kosovës.
Pasi hyri në objektin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj iu është drejtuar gazetarëve të cilët po qëndronin në hollin e Kuvendit.
“A jeni gati për pjesën e dytë të dramës”, tha shkurt Hoxhaj.
Ai u shpreh kështu pas zhvillimve të djeshme lidhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.
Kandidat për president të vendit janë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës ende nuk kanë filluar të vijnë deputetët e legjislaturës së tetë, madje as vetë ata 41 deputetë që e thirrën këtë seancë të jashtëzakonshme.