Hoxhaj thotë se UNMIK-u në Këshill të Sigurimit sot ishte zëri i Serbisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

Përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në Neë York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndryshe, përfaqësuesi i UNMIK-ut ka fajësuar Kosovën për tensionet veri duke thënë se institucionet nuk kanë informuar ndërkombëtarët për aksionin në veri.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img