Pocchetino thotë se merituan më shumë.
Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pocchetino, ka reaguar pas ndeshjes së humbur ndaj Lile.
PSG u mund në “Parc des Princes” nga Lille për të humbur kreun e tablës, shkruan lajmi.net.
Pocchetino u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por theksoi se PSG meritonte më shumë.
“Mendoj që gabimi ishte që nuk shënuam gol, edhe pse kishim më shumë raste se ata, por ata ishin më klinikë se ne para golit”, tha ai.
“Sipas meje, ne merituam më shumë, të paktën një pikë, por edhe tre pikë mund të kishim marrë, dhe sigurisht që jemi të zhgënjyer”, shtoi ai.
“Nuk krijuam mjaftueshëm, më shumë se ata po, por jo mjaftueshëm sa të marrim një rezultat të mirë”, tha Pocchetino.
“E dinim që do të ishte e vështirë, por duhet të jemi të gatshëm të vazhdojmë sidomos edhe në garat tjera, shembull në Ligën e Kampionëve kemi një ndeshje të rëndësishme”, përfundoi Maurizio Pocchetino.