I dërguari special i Britanisë së Madhe nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Peach nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin.

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Klankosova ka mësuar se Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Britanisë dje dhe sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillimet në rajon.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img