I vdes babai në QKUK, djali inicon rastin në polici.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person ka inicuar rast pas vdekjes së babait në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është cilësuar si “trajtim i pandërjegjshëm mjekësor”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“QKUK 26.03.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.