-0.3 C
Geneva
Wednesday, November 19, 2025

Ilirët Jehojnë në Lozanë, një Festival që bashkoi zemrat shqiptare.

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Më 15 dhe 16 nëntor 2025, qyteti i Lozanës u mbush me tingujt, ngjyrat dhe emocionet e trashëgimisë sonë kulturore, në edicionin e parë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Ilirët Jehojnë”. Ky aktivitet madhështor, i organizuar me përkushtim dhe dashuri për kulturën shqiptare, solli në skenë ansamble dhe shoqata kulturore nga mbarë diaspora shqiptare në Zvicër, duke dëshmuar fuqinë e artit për të bashkuar zemrat dhe për të ruajtur identitetin kombëtar.

Fituesit e grupëve artistike ishin:
🥇 Çmimi i parë: Ansambli “Gëzuar” – Gjenevë
🥈 Çmimi i dytë: Shoqata Kulturore “Sharri” – St. Gallen
🥉 Çmimi i tretë: Ansambli “Trojet” – Winterthur

Vlerësimi i performancave u bë nga një juri profesionale e përbërë nga emra të njohur të artit dhe kulturës: Ermir Dizdari, Sami Piraj dhe Dilaver Kryeziu (kryetar jurie), të cilët me përkushtim vlerësuan çdo paraqitje artistike.

Festivali u nderua me praninë e shumë figurave të rëndësishme institucionale dhe kulturore, përfshirë:
Z. Musa Kamenica, Kryetar i Këshillit Komunal të Lozanës
Znj. Emilië Moshler, Drejtoreshë për Sport dhe Kohezion Social në qytetin e Lozanës
Z. Frederik Teta, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak të Lozanës
Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër
Znj. Filloreta Kabashi, Ademaj – Konsule e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Znj. Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë së Lushnjës
Aktori i njohur Xhevat Limani dhe prifti i nderuar Dom Antoni

Shumë personalitete të tjera nga fusha e artit, diplomacisë dhe komunitetit shqiptar
Moderimi i festivalit nga Mirjeta Aliaj dhe Defrim Methasani solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke i dhënë ngjyrë çdo paraqitjeje.

Sallat e mbushura me publik treguan qartë dashurinë dhe mallin për atdheun, ndërsa emocionet e interpretimeve artistike u pasqyruan në sytë e të pranishmëve.

Mirënjohje për mediat dhe sponsorët gjë që pa mbështetjën e tyre financiare edhe ky festival nuk di ishte realizuar.

Një falënderim i veçantë shkon për mediat që pasqyruan me profesionalizëm këtë ngjarje:
– RTSH me gazetarin Agron Hoti
– RTK me përfaqësuesin Besmir Ahmeti
– Alb’swis TV me ekip – sponsor gjeneral i festivalit

Në festival morën pjesë gjithsej 11 grupe artistike nga qytete të ndryshme të Zvicrës, me nikoqirët SHKA “Ilirët” që mirëpritën me zemër të hapur të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, artistëve, mysafirëve dhe publikut që me praninë dhe entuziazmin e tyre e bënë këtë festival një ngjarje të paharrueshme. “Ilirët Jehojnë” nuk ishte thjesht një festival, ishte një thirrje për ruajtjen e rrënjëve tona, një jehonë krenarie që do të vazhdojë të dëgjohet.

Me respekt,
Fatime Kalimashi
Drejtoreshë e Festivalit
17.11.2025

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img