11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Imzot Dodë Gjergji: Krishti s’është vetëm shpëtimtari ynë por i gjithë njerëzimit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Disa qindra besimtarë katolikë, të shtunën mbrëma, festuan Pashkët në Kosovë duke marrë pjesë në ceremoninë kryesore të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.

Imzot Dodë Gjergji tha se vetëm Krishti mund t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës.

Ai tha se Krishti është shpëtimtar i të gjithë botës jo vetëm i besimtarëve të krishterë, njofton Klankosova.tv

“Edhe pse Krishti është shpëtimtar i yni ne asnjëherë s’duhet menduar se shpëtimi i tij na takon vetëm ne, ai ka vdekur për të gjithë, sidomos shpëtimi u takon edhe atyre që besojnë në fetë abrahamike. Pavarësisht se hebrenjtë nuk e njohin rezusin si Krisht, ata vazhdojnë ta presin ardhjen e tij,  myslimanët e njohin me emrin Isa, i biri i Mejremes, profet i zotit, vetëm se sipas tyre, lavdëria e tij do të shfaqet në ditën e kiametit”, tha ai.

Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

Fjala pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në jetën e re të amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit, që zgjat 40 ditë, që njihet si Kreshme.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img