Infektohet me COVID-19 Cima, e bija e tij kërkon gjak nga ata që e kaluan virusin – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Infektohet me COVID-19 Cima, e bija e tij kërkon gjak nga ata që e kaluan virusin

infektohet-me-covid-19-cima,-e-bija-e-tij-kerkon-gjak-nga-ata-qe-e-kaluan-virusin

Humoristi Rasim Thaçi – Cima është duke u përballur me COVID-19, prandaj e bija e tij Adelina Thaçi-Meta ka kërkuar gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre.

“Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar covidin, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat.

Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Të ngjajshme

Almeda flet për situatën në familjen e saj pas infektimit me Covid

albswiss.com

“Xheku” ka dy fjalë për Vjosa Osmanin pasi u zgjodh presidente

albswiss.com

Intervista që bëri bujë, edhe kjo deklaratë e Meghan paska qenë gënjeshtër?

albswiss.com