Infektologu kosovar e sheh të domosdoshme marrjen e dozës së tretë të vaksinës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tolaj: Marrja e dozës së tretë të vaksinës është urgjente.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që në Kosovë të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.

Por, sa është e nevojshme që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë?

A mbron kjo dozë ndaj variantit të ri Omicron?

Rreth këtyre dilemave ka folur infektologu Ilir Tolaj.

Tolaj tha, në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, se marrja e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID është vendim i qëlluar.

Ai theksoi se nevoja për të marrë dozën e tretë është urgjente.

“Ne duhet të pranojmë që e kemi një numër të volitshëm të atyre që janë vaksinuar deri më tani. Dhe nuk duhet ta humbim rastin dhe nuk duhet të lejojmë rënien e nivelit të imunitetit, për shkak të dozës së tretë. Prandaj, mendoj që në kuadër të rrethanave që janë edhe për variantin e ri Omicron, por edhe të ndonjë varianti të ri që eventualisht mund të shfaqet, nevoja për vaksinim edhe me dozën e tretë është urgjente dhe vendimi është i qëlluar”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img