Ish deputeti i LDK-së mesazh deputetëve: Moszgjedhja e presidentit e fut vendin në krizë kushtetuese – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ish deputeti i LDK-së mesazh deputetëve: Moszgjedhja e presidentit e fut vendin në krizë kushtetuese

ish-deputeti-i-ldk-se-mesazh-deputeteve:-moszgjedhja-e-presidentit-e-fut-vendin-ne-krize-kushtetuese

Zyrtari i LDK-së mesazh deputetëve: Moszgjedhja e presidentit e fut vendin në krizë kushtetuese.

Ish-deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ndërsa flet për çështjen e presidentit, ju çon mesazh deputetëve të partisë së tij se pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë për pjesëmarrjen në procesin e votimit.

Ai thotë se mos zgjedhja e Presidentit të Republikës në këtë fazë kur vendi ka ushtrues detyre të Presidentit, e fut vendin në krizë kushtetuese dhe institucionale.

” Prandaj, në këtë frymë, mendoj se kolegët tonë, pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë së LDK-së për pjesëmarrjen në procesin e votimit për të zgjedhur Presidenten/in sepse kështu do të tregojnë respekt, maturi politike dhe disiplinë partiake, por edhe përgjegjësi do të thoja për të ushtruar detyrën e përfaqësimit të popullit në Kuvend të Republikës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në parim, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi sepse kështu e përcakton norma e Kushtetutës.

Por, në kuadër të rregullave të përfaqësimit politik dhe partiak, deputeti duhet të marr parasysh qëndrimet dhe vendimet e organeve partiake.
Në legjislaturën e kaluar, Ne i kemi marr parasysh vendimet e partisë për disa çështje të ndieshme, edhepse me disa prej tyre nuk jemi pajtuar, madje disa prej nesh kemi pas arsye të mëdha që të mos pajtoheshim kurrë. Por, e kemi tejkaluar vetvetën.

Prandaj, në këtë frymë, mendoj se kolegët tonë, pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë së LDK-së për pjesëmarrjen në procesin e votimit për të zgjedhur Presidenten/in sepse kështu do të tregojnë respekt, maturi politike dhe disiplinë partiake, por edhe përgjegjësi do të thoja për të ushtruar detyrën e përfaqësimit të popullit në Kuvend të Republikës.

Mos zgjedhja e Presidentit të Republikës në këtë fazë kur vendi ka ushtrues detyre të Presidentit, e fut vendin në krizë kushtetuese dhe institucionale. Kjo gjendje nuk i duhet shtetit të Kosovës dhe këtu përgjegjësia i takon secilit subjekt politik parlamentar, respektivisht secilit deputet të Kuvendit.

Të ngjajshme

Vdes 24-vjeçarja pas infektimit me koronavirus, disa ditë pasi lindi foshnjën në QKUK

albswiss.com

Alarmante: 16 të vdekur e 681 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

albswiss.com

Nga këto vendbanime vijnë të infektuarit e fundit me koronavirus

albswiss.com