Ish kandidati i LDK-së komenton foton Kurtit në Gërmi: Dikur Isa Mustafa s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Ish kandidati i LDK-së komenton foton Kurtit në Gërmi: Dikur Isa Mustafa s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij

ish-kandidati-i-ldk-se-komenton-foton-kurtit-ne-germi:-dikur-isa-mustafa-s’guxonte-te-qendronte-as-ne-shtepine-e-tij

Zyrtari i LDK’së komenton foton e Kurtit në Gërmi: Dikur Isa Mustafa s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në media, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani bashkë me familjarët e tyre në Gërmi.

Përmes një postimi në Facebook, Dushi ka thënë se Isa Mustafa në kohën sa ishte kryeministër nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private “nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual”.

“Sa bukur, Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij, bashkë edhe me fëmijët e tyre relaksohen të qetë e të papaguar në Gërmi.

Kryeministri i LDK-së, në të kaluarën, me familjen e tij nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual!”, ka shkruar Dushi.

Të ngjajshme

Vjosa Osmani i shkruan privatisht Lumir Abdixhikut

albswiss.com

Haxhiu: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

albswiss.com

Vasfije Krasniqi thotë se ngjarjen ia rrëfeu vetëm vëllait të saj 18-vjeçar

albswiss.com