0.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

Ish kryenegociatorja Tahiri: Veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta dhe ligjore

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Edita Tahiri: Veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta dhe ligjore.

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në Bruksel ka folur në lidhje me situatën në pjesën veriore të Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës fillojë të aplikojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat.

Tahiri në emisionin DIREKT në ATV ka thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta dhe ligjore.

“Gjendja në pjesën veriore të Shtetit tonë nuk është aq e mirë, por veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta, janë ligjore sepse janë në pajtim me Marrëveshjet e Brukselit, në veçanti me marrëveshjen për lëvizjen e lirë, respektivisht për reciprocitet me targa”, tha ajo.

Tahiri shtoi se ka qenë e pritur që të ketë tensione pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, sepse qëllimi i Serbisë është t’i destabilizojë vendet e rajonit.

“Është pritur që do të ketë tensione sepse Serbia në vend se të qetësohet dhe të marë përgjegjësi për tri gjenocide në Ballkan, një prej tyre në Kosovë. Serbia ka rikthyer vetën në një faktor destabilizues dhe mezi pret shkas për të destabilizuar vendet fqinje”, tha ajo.

Tutje, Tahiri u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet ta ruaj qetësinë dhe të veprojë në bashkëpunim të plotë me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img