Barrikadat në veri do të largohen të shtunën.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për situatën sa i përket targave.
Sipas Bislimit, janë tri pika të marrëveshjes e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.
“Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohet Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohen nga pikat kufitare”, ka thënë ai.
Kujtojmë se sot zv/kryeministri Bislimi ka zhvilluar një serë takimesh në Bruksel përkitazi më këtë çështje.