fbpx
-18 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

Ja kur do të merret vendimi për të ardhmen e Ronaldos

E ardhmja e Ronaldos vendoset para fundit të sezonit.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të vendos të ardhmen para fundit të sezonit, që do t’i ndihmojë “Zonjës së Vjetër” të këtë planin për në verë

Portugezi ka dështuar në tri vitet e fundit të fitojë Ligën e Kampionëve me “Bianconerët”, andaj është i lidhur me largimin nga Torino.

Sidoqoftë, ai do njoftojë presidentin Andrea Agnelli dhe drejtorin sportiv Fabio Paratici për vendimin e bërë.

Sipas Tuttosport, vendimi i Ronaldos do kuptohet para muajit maj, sepse klubi dëshiron të nis planin për afatin veror dhe duhet të jeni në dijeni për të ardhmen e yllit të skuadrës.

Me largimin e portugezit, Juventus do arrijë të realizojë ndonjë transferim vetëm duke mos paguar pagën e tij.

Por, gjiganti italian dëshiron ta mbajë edhe për një tjetër sezon.

Të interesuar për Ronaldon, mbesin United, PSG dhe Real Madrid, por ende s’ka asgjë konkrete.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img