fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Ja kur pritet të rishikohen masat anti-COVID

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se ka një dakordim që çdo dy javë të takohen me përfaqësues të qeverisë për të diskutuar për pandeminë dhe mundësinë e rishikimit të masave anti-COVID.

Në një prononcim për indeksonline, Ibrahimi ka bërë me dije se kërkesat e këtij asociacioni janë përfshirë pothuajse në tërësi nga ana e ministrisë së Shëndetësisë.

“Në të ardhmen do të kërkojmë që të krijohen ekipe mobile për vaksinime të qytetarëve, pra që personeli shëndetësor të shkoj tek qytetari”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai ka thënë se varësisht prej situatës me pandeminë edhe mund të dalin kërkesa të reja.

Kujtojmë se një ditë më parë kanë hyrë në fuqi masat e reja. Ora policore vazhdon të mbetet, derisa hyrja në kafene është kushtëzuar me certifikate të vaksinimit ose me testin PCR negativ.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img