Nëse dëshironi të bëni torte për Krishlindje, atëherë kjo ëmbëlsirë është idealja për ta servuar në tavolinë gjatë kësaj feste, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për sallamin me çokollatë, një tortë e njohur për Krishtlindje që gjen vendin e saj në shumë tryeza festash.
Elementet kryesore të kësaj torte janë çokollata, biskotat dhe fiqi i thatë për më shumë ndiqni recetën e mëposhtme.
Përbërësit:
200 gr çokollatë e zezë
100 gr gjalpë
70 gr sheqer pluhur
100 gr fiq të thatë të grirë imët
2 lugë reçel fiku dhe portokalli
100 g biskota të thata
2 lugë rum
Përgatitja:
Shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në një tenxhere me avull, shtojmë sheqerin pluhur dhe i trazojmë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit.
Në një enë vendosim fiqtë e grirë hollë dhe biskotat e thyera, shtojmë çokollatën e shkrirë, gjalpin, rumin, reçelin e fikut dhe portokallit dhe i trazojmë që të bashkohen përbërësit.
Lëreni përzierjen të ftohet dhe më pas shkundeni në film ngjitës.
Formoni sallamin me duar dhe mbështilleni fort me fletë metalike. E vendosim sallamin në frigorifer gjatë natës.
Sallamin e ftohur e lëmë në temperaturë ambjenti për 30 minuta, e kalojmë me sheqer pluhur dhe e presim në trashësi 1 cm. /Lajmi.net/





