Aaron Ramsey,do të lejohet të kthehet në Premier League nga Juventusi – nëse ai dëshiron të kthehet në shtëpi.
Mesfushori i Uellsit, 30 vjeç, ka luftuar për tu përshtatur në Itali dhe Juve janë të gatshëm ta lënë atë të lëvizë për asgjë këtë dimër, përcjell ORAinfo.
Ai mund të gjejë disa oferta në janar me West Ham, Everton dhe Newcastle tashmë në gatishmëri për disponueshmërinë e tij të mundshme.
Ramsey di gjithçka që ka në lidhje me Premier League pas një qëndrimi 11-vjeçar në Arsenal.
Mesfushori u bashkua me Gunners nga Cardiff City në 2008 dhe iu nënshtrua dy huazimeve në Nottingham Forest dhe klubin e tij të mëparshëm.
Reprezentuesi i Uellsit grumbulloi një total prej 65 golash dhe 65 asistimesh në 371 paraqitje në të gjitha garat për londinezët e veriut.
30-vjeçari fitoi gjithashtu tre trofe të FA Cup, si dhe dy Community Shields. /ORAinfo/