32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Kështu votoi mërgata për zgjedhjet lokale në Prizrenin

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për zgjedhjet lokale ka votuar edhe diaspora.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.
Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Garë e madhe pritet në këtë qytet në raundin e dytë mes këtyre dy kandidatëve. Prizreni është një ndër qendrat më të mëdha në Kosovë dhe ka rëndësi të madhe elektorale. Haskuka është kryetar aktual, por nuk ka arritur të bindë mjaftueshëm me punën e tij që të fitojë edhe mandatin e dytë pa balotazh.

Në anën tjetër, i treti më i votuari nga mërgata është kandidati i LDK-së, Anton Quni. Ai ka marrë 106 vota.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet më 15 nëntor.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img