5 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Këto janë votat për secilin subjekt, kaq deputetë marrin partitë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Opinionisti Blerim Vela e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket ulëseve që priten të marrin partitë politike në Kosovë pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Vela në një shkrim në Tëitter, ka thënë se nëse trendi aktual i ndarjes së votave me postë vazhdon njejtë për subjektet politike, atëherë LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit priten që të kenë 49,7% të votave, raporton Express.

Opinionisti tutje thotë PDK-ja pritet të marrë 16.8%, LDK-ja 12.65% dhe AAK-ja 7.16%.

Përkthyer në mandate, sipas parashikimit të Velës i bie që Vjosa Osmani merr 58 deputetë, PDK-ja 19 deputetë, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 deputetë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img