Kjo është deputetja e VV-së që do të zëvendësojë Vjosa Osmanin në Kuvend.
Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës dhe kështu vendi i saj në Kuvend mbetet i lirë dhe duhet të zëvendësohet.
Yllza Hoti do ta jetë ajo që do ta zë vendin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës.
Hoti është e para në listën e pritjes për t’u bërë deputete e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte marrë 5929 vota.