fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Kjo dyshohet të jetë arsyeja pse 26 vjeçari shqiptar vrau të dashurën ganeze në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë.

Policia e Tiranës ka ngritur dy pista hetimi për vrasjen e 31-vjeçares ganeze me shtetësi franceze, që u qëllua me thikë të shtunën nga 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas aktit i dha fundit jetës duke u hedhur nga kati i 8.

Grupi hetimor dyshon se çifti ka patur debate, që janë dëgjuar dhe nga fqinjët për çështjen e dokumenteve angleze që i riu priste të pajisej pas martesës me 31-vjeçaren. Refuzimi i martesës nga ganezja dyshohet se ka bërë që debati mes tyre të degradojë.

Por hetimet janë shtrirë edhe në një tjetër pistë, ku mendohet që konflikti të kenë lindur për shkaqe xhelozie.
Për këtë arsye, janë marrë në pyetje familjarët e 26-vjeçarit, të cilët e kanë shoqëruar në aeroport viktimën, që vajti për ta marrë 31-vjeçaren nga Gana.
Kushëriri i të riut mësohet të ketë thënë në dëshminë përpara policisë se gjatë transportit me makinë nga aeroporti, dy të rinjtë kishin qenë shumë të përzemërt me njëri-tjetrin, duke mos shfaqur asnjë mosmarrëveshje.

Për të sqaruar dyshimet, grupi hetimor, është duke këqyrur dy telefonat e çiftit, nga ku pritet të hidhet drite mbi motivin që çoi në krimin e rëndë.

31-vjeçarja Xhaboa ka mbërritur në orën 11:00 të së shtunës nga Franca, ndërsa i riu 20 ditë më parë nga Anglia ku qëndronte në mënyrë të parregullt.

Një ditë pas ngjarjes, familja e 26-vjeçarit hapi dyert e mortit, në zonën e Laprakës, ndërsa për trupin e 31-vjeçares, është njoftuar ambasada franceze.

Nëpërmjet kësaj të fundit, familjarët e viktimës do bëjnë tërheqjen e trupit, që aktualisht ndodhet në morg, duke iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img