Konjufca i pikëlluar nga vdekja e Cimës, ky është reagimi i tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Konjufca i pikëlluar nga vdekja e Cimës, ky është reagimi i tij

konjufca-i-pikelluar-nga-vdekja-e-cimes,-ky-eshte-reagimi-i-tij

Glauk Konjufca ka reaguar për vdekjen e Cimës.

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se humori i tij ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë.

“Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasë porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik.

Humori që thumbon në shenjë shpeshherë është më i guximshëm se njëmijë deklarata. Rasim Thaçi humorin e kishte ideal. Mbi të gjitha ai bënte humor të këndshëm në llogari të vetes: veçoria më e sinqertë e një humoristi të mirë”, ka shkruar Konjufca.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndjehem i pikëlluar që na la përfundimisht ikona e humorit tonë Rasim Thaçi – Cima. Ai së bashku me Lecin (Ibrahim Krajovën tashmë të ndjerë) dhe Qumilin (Sevdai Radogoshin) ishin Treshi i artë i humorit tonë popullor nën okupim.

Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasë porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik.

Humori që thumbon në shenjë shpeshherë është më i guximshëm se njëmijë deklarata. Rasim Thaçi humorin e kishte ideal. Mbi të gjitha ai bënte humor të këndshëm në llogari të vetes: veçoria më e sinqertë e një humoristi të mirë.

Veçantia e humorit të Cimës qëndron në hapjen një dimensioni përtej përmbajtjes, diskursit dhe dialogut. Ai e ka inauguruar komiken e gjestit, situatës dhe akrobacionit. Me frizurën e tij ekstravagante dhe kostumin e paharrueshëm me kutia, na ka berë të qeshim po sikur Buster Keaton-i.

Ngushëllime familjes e bashkëpunëtorëve të Rasim Thaçit -Cimës!

Të ngjajshme

Përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë, të martën protestohet para Kuvendit

albswiss.com

Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

albswiss.com

Polici plagosi dy qytetarë në Dragash, dalin detaje të reja

albswiss.com