3.8 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Konjufca kërkon mbështetje nga Belgjika për procesin e liberalizimit të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugëtimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Ai këtë e tha gjatë një takimi që pati me ambasadorin belg në Kosovë, Jean-Louis Servas, nga i cili është uruar për detyrën e re, të enjten.

Në takim është biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme politike, por edhe për përpjekjet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë dhe të sigurimit të vaksinave anti COVID.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Servas për ndihmën të cilën Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img