Me ftesë të FC Kosova Genève, udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, së bashku me diplomaten Diana Cakolli, morën pjesë në një event mbështetës të organizuar nga klubi. Gjatë aktivitetit u vlerësua kontributi i vazhdueshëm i FC Kosova Genève në promovimin e sportit, disiplinës dhe vlerave të shëndosha tek të rinjtë.
Konsullata shprehu mirënjohje për angazhimin e klubit, i cili prej vitesh mbetet një ndër shtyllat e rëndësishme të komunitetit shqiptar në Zvicër. Përmes aktiviteteve sportive dhe hapësirave që krijon për të rinjtë, FC Kosova Genève kontribuon në forcimin e komunitetit, në rritjen e kohezionit social dhe në prezantimin dinjitoz të vlerave tona.
Në mesazhin e saj të falënderimit, Konsullata e Përgjithshme theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tillë, duke vlerësuar klubin si një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit që ndikon pozitivisht në imazhin e diasporës shqiptare në Zvicër./Alb’swiss TV/





