8.8 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Kosova jep spektakël para ndeshjeve me Suedinë dhe Spanjën

Kosova e mrekullueshme.

Kosova e ka deklasuar Lituaninë në “Fadil Vokrri”, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedinë dhe Spanjës, duke triumfuar 4-0.

Gola dhe spektakël për 90 minuta në Fadil Vokrri.

“Dardanët” kanë dhuruar paraqitje të shëklqyer në miqësore kundër Lituanisë, duke triumfuar 4-0.

Një gol u shënua në pjesën e parë, derisa tre të tjerë në atë të dytë.

Gjithçka nisi me golin e bukur të Arbër Zenelit, në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë, pak para se të largohen nga loja, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi sollën golin për 2-0 pas një kombinimi të bukur, topin në rrjet e dërgoi sulmuesi i Laizos.

Në minutën e 70-të, Zeneli që bëri paraqitje fantastike sonte, e gjeti edhe njëherë rrjetën, duke realizuar për 3-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 79-të, realizoi edhe Besar Halimi.

Ai hyri në lojë në pjesën e dytë, për të gjetur golin për 4-0 në minutën e 79-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img