9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Kosovës një i burgosur i kushton mbi 10 mijë Euro në vit

Të burgosurit në burgjet e Kosovës i kushtojnë buxhetit të vendit me mijëra euro.

Një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e Kosovës për vepra të ndryshme penale, për një ditë buxhetit të shtetit i kushton rreth 27.96 euro.

Kurse, kosto mujore kap shifrën prej 838.85 eurove. E për një vit, një i burgosur harxhon 10,066.14 euro.

Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Aktualisht, në institucione korrektuese janë duke u mbajtur 1697 persona.

Prej tyre 1116 janë të dënuar, ndërsa 581 janë të paraburgosur.

Nga totali, 1663 janë meshkuj dhe 34 janë femra

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img