Krasniqi i bindur se PDK do të dalë fituese në Klinë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në disa fshatra e Klinës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka dhënë mbështetje të mërkurën kandidatit të kësaj partie për kryetar të Komunës së Klinës, Esat Rraci.

Ai tha se në dy fshatrat e kësaj komune Jashanicë e Gllarevë ka parë entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të PDK-së.

“Në Jashanicë e Gllarevë pashë entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Klinës për t’i dhënë fund keqqeverisjes në këtë komunë, ku gjithçka ka stagnuar prej kohës kur nuk ka qeverisur PDK. Mbështetja për Esat Racin dhe PDK-në do të thotë perspektivë e zhvillim për Klinën. Më 17 tetor qytetarët e Klinës, të bashkuar e pa dallime partiake, do të votojnë për ndryshimin e madh, i cili i kthehet Klinës me Partinë Demokratike dhe kryetarin Esat Raci”, ka thënë Krasniqi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img