fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Krasniqi: Ndjehem krenar që nisma për Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë u realizua sot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në Pejë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që iniciativa e tij e mëhershme si ministës i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është materializuar për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos.

“Eshtë materializuar, për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos për të rinjtë e Pejës dhe mbarë Kosovës, duke ndjekur shembullin e të Artave tona, Majlindës, Distrias dhe Norës. Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb, tani e tutje do të zhvillohet në parametra të rinj e të organizuar.”, shkruan ai.

Krasniqi thotë se besimi në rini, i ka shpërblyer të gjithë pa dallim.

“Prandaj duhet të punojmë e investojmë edhe më tej, për t’iu hapur atyre dritare të reja e perspektivë, që duke vënë në jetë talentin dhe shkathtësitë e tyre, jo vetëm të vazhdojnë të na bëjnë neve krenarë, por ta bëjnë Kosovën shtet të kampionëve, në lartësitë më të mëdha të sportit ndërkombëtar.”, thotë ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img