Ish-profesori univeristar, Milazim Krasniqi ka thënë se nëse kryeministri aktual, Albin Kurti, provokon zgjedhje të reja, atëherë sipas tij ai do të hynte në një krizë nga e cila nuk do të mund të dilte.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në një situatë të tillë, bojkoti i partive politike do të ishte i pashmangshëm.
Ai thotë se në këto rrethana, Kurti do të merrte një “fitore të Pirros”, dhe do të shndërrohej në një kryeministër pa legjitimitet demokratik.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte.
Bojkoti i partive opozitare do të ishte i pashmangshëm. Në atë mënyrë ai do të merrte një “fitore të Pirros” dhe do shndërrohej në kryeministër pa legjitimitet demokratik.