13.2 C
Geneva
Monday, October 20, 2025

Kroaci: “Ditët e Kulturës Shqiptare” mbushin Teatrin “Zorin Dom” me traditë dhe art

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në ambientet e Teatrit “Zorin Dom” në Karlovac u zhvillua mbrëmë manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Kulturës Shqiptare”, një ngjarje e pasur artistike që promovon trashëgiminë dhe identitetin kulturor shqiptar në Kroaci.

Programi, i njohur si dita e folklorit, veshjeve kombëtare, këngëve popullore dhe kuzhinës tradicionale shqiptare, bashkoi dhjetëra pjesëmarrës dhe dashamirë të kulturës, duke krijuar një atmosferë festive e emocionuese.

Në skenë performuan Ansambli “Drenica” nga Skënderaj dhe grupi i vallëzimit të fëmijëve nga Karlovaci, të cilët sollën para publikut një mozaik të pasur me këngë, valle dhe kostume tradicionale shqiptare.

Përveç programit artistik, të pranishmit patën mundësinë të shijojnë ushqime tradicionale shqiptare, të cilat plotësuan ngrohtësinë dhe karakterin mikpritës të këtij manifestimi.

Aktiviteti u organizua nga Shoqata Kulturore Shqiptare e Karlovacit, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, Bashkisë së Karlovacit dhe institucioneve të tjera lokale. Përmes këtij bashkëpunimi, synohet promovimi i dialogut ndërkulturor dhe forcimi i lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe atij kroat.

Ky aktivitet, vazhdon të shërbejë si një urë bashkimi ndërmjet komuniteteve dhe si dëshmi e gjallë e ruajtjes së identitetit kulturor shqiptar në Kroaci./Alb’swiss TV/

Foto : Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img