13.2 C
Geneva
Friday, November 7, 2025

Kroaci : “Festivali Ndërkombëtar i Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arjeta Halluni Perdja

Shoqata Teatrore Shqiptare ”Mërgimtari” së bashku me Këshillin e Mësuesve Shqiptare në Kroaci zhvilluan në Zagreb “Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe” prej 31. 10 – 2. 11. 2025. Në këtë festival nga Italia mori pjesë grupi i dytë i shkollës “Migjeni” me: përshtatjen e skenarit nga mësuese Valbona Marku, me veshjet popullore të financuar nga shoqata “Ilirianët”, me bashkëpunimin e prindërve të nxënësve për këtë projekt dhe me rregji të mësuese Arjeta Halluni Perdja paraqitën përpara 150 pjesëmarrësve të këtij festivali “Legjendën e Kalasë së Rozafës”.

Nxënësit e kësaj shkolle morën jo vetëm duartrokitjet e bashkëmoshatarëve të tyre, por edhe nga juria të cilët i vlerësuan madje edhe me certifikatën e “Mirënjohjes” .

Vlerësim për këto fëmijë të lindur e të rritur jashtë ku në zemër kanë Atdheun dhe Gjuhën Shqipe. Nga ky takim kulturor që bashkoi Kosovën, Diasporën dhe Shqipërinë ku çdo gjë mbante vulën në gjuhën shqipe u formuan shoqëri të reja, shkëmbime eksperiencash, idesh, bashkëpunimesh mes mëueseve dhe vetë nxënësve. Kjo eksperiencë e re për nx. e kësaj shkolle krijoi dhe nxiti dëshirën për të marrë pjesë sërisht në gara të këtij lloji. Suksese nxënësve të kësaj shkolle!Suksese mësuesve dhe nxënësve të diasporës që me aq dashuri dhe përkushtim e mësojnë Gjuhën Shqipe. /GD

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img