fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Kryeministri Kurti jep detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë e Merkel dhe Macron

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiqin, tregon çfarë folën në praninë e Merkel dhe Macron.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Vendtakimi qëlloi të jetë Bërdo në Slloveni, ku u mbajt një samit i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti tregoi se për çfarë u bisedua në këtë takim, ndërsa theksoi Procesin e Berlinit,l.

“Në një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti në Twitter.

Ai tha se Kosova i mbështet marrëveshjes në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti.

Paraprakisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img