Kryeministri Kurti tregon çka bisedoi në takim me presidentin maqedonas Pendarovskin

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Do të punojmë për të forcuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zhvilluar sot takime me krerët shtetëror përgjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai është takuar edhe me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se është i nderuar me vizitën e parë shtetërore të presidentit maqedonas.

Ai ka thënë se së bashku me Pendarovskin do të punojnë për të forcuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“I nderuar me vizitën e parë shtetërore të Presidentit të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe ndajmë një perspektivë të përbashkët të BE-së me një angazhim të qartë ndaj aleancës transatlantike. Ne do të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Nga ana e tij, presidenti Pendarovski ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përderisa shfaqi rezerva për nisma rajonale, duke u shprehur se “Ballkani i Hapur” mund të jetë pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img