Kryeministri Rama nesër viziton Kosovën, kjo është agjenda e tij

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Nju Jorku në Prishtinë. Edi Rama do të zbresë nesër në Kosovë, për tu takuar më liderët kryesorë politikë, kur Prishtina dhe Beogradi janë në situatën më të nxehtë të viteve të fundit.

Takimi i parë i Ramës do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të bisedojë për tensionet e fundit me Serbinë, por edhe do të jetë takimi i parë pas një kohe të gjatë që dy kryeministrat replikojnë në distancë për atë që shuhet Mini Shengen.

Qëndrimi i kryeministrit shqiptar mbi reciprocitetin e targave me Beogradin, pritet të publikohet në një konferencë shtypi, raporton abcnews.

Rama nuk do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe as me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.Por do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img