Konjufca: I nderuar që ia dorëzova Kushtetutën e Kosovës presidentes Osmani.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e presidentes Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se ndihet i nderuar që ia kaloi këtë post asaj, njofton Klan Kosova.
“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Konjufca ushtroi për një kohë shumë të shkurtë edhe detyrën e presidentit pasi mori atë kryeparlamentarit.