Kryeparlamentari Konjufca pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin të Shqipërisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konjufca pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

“Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli znj.Spiropali përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti,vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Konjufca dhe Spiropali u dakorduan se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror.

Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img