13.4 C
Geneva
Friday, November 7, 2025

Kryesia e Kuvendit procedon në Qeveri Projektligjin për Zgjedhje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryesia e Kuvendit ka proceduar në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta. AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img