32.3 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Kryetari i KQZ tregon për rrjedhjen e procesit zgjedhor

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova sot po voton.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka folur në konferencë për media rreth procesit zgjedhor që po vazhdon të zhvillohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale janë duke shkuar në rregull dhe nuk kanë
evidentuar ndonjë incident që ia vlen të raportohet.

“Sipas raportit që kemi kemi të bëjmë me disa raportime që janë bërë që nuk e kanë ndonjë rëndësi për raportim, por nëse insistoni kemi pasë raportime se nuk ka pasur energji elektrike në një objekt shkollor. Një votues ka raportuar se kur ka shkuar të votojë nuk e ka gjetur emrin e tij në listë dhe kësi lloj problemesh”, ka thënë Radoniqi, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se të gjitha ankesat dhe raportimet janë evidentuar dhe janë zgjedhur.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img