fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Kuçi: Kurti po ia ruan Vitisë MSH-në në rast se nuk bëhet kryetar i Prishtinës

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia ruan Arben Vitisë Ministrinë e Shëndetësisë në rast se nuk bëhet kryetar i Prishtinës.

Kuçi gjithashtu ka thënë se kjo gjë po ndodh në kohën kur masat anti-covid janë rigoroze.

Tutje, ajo kritikoi masat anti-covid duke thënë se ora policore është dëshmuar si e paefektshme. E për qeverinë tha se nuk ka ndonjë pako financiare.

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të MSH-së, ndërkohë që Kurti ende nuk ka emruar ndonjë ministër në vend të tij.

Ministria e Shëndetësisë aktualisht qëveriset nga zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Kurti ka vendosur qe te mbaje ministrine e shendetesise me ushtrues detyre, qe t’ia ruaj poziten Arben Vitise ne rast se nuk behet kryetar komune. Absurditeti eshte se kjo po ndodhe ne kohen kur masat anti-covid jane rigoroze.

Kemi ne fuqi vendimin absurd te ores policore qe eshte deshmu i paefektshem kudo ne bote. Nuk ka pako ekonomike per qytetaret qe jane te dermuar financiarisht.

Neve na penalizojne me masa, derisa doktor Hipkoritin e kandidojne per kryetar te Prishtines, duke i ngrire poziten, pa e zevendesuar.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img