KUR RRUGA BËHET MORT

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ishe nisur për në Atdhe,
më gëzueshëm se asnjëherë,
me zemrën plot dashni e mesazhe
të ngrohta për familjarë, shokë e miq.
Fluturoje porsi zogu drejt folesë.

Orë e ligë, mbështjellë me pëlhurë katrani,
befas të përpiu.

Kulla në Hertizë të pret me portat hapur
dhe rrëfimet e gjyshit mbi të bëmat e Azem Makollit.

Mijëra njerëz me fytyra të vrenjtura
dhe lot nëpër faqe,
luten për shpirtin tënd të bardhë,
që nuk e priti Nëntorin e tridhjetë e nëntë.

Dashnia prush për Atdhe,
ty dhe shumë të tjerë,
në rrugët gjarpërore të Evropës,
tinëzisht u ka marrë.

Ngadhnim, djalë i rritur në kurbet,
me dashninë sa bjeshka për Dardaninë,
sot tokë e qiell qajnë për ty.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 24 shkurt 2026

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img