5.7 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Kur shqiptarët festojnë në Zvicër: Një ditë plot valle, muzikë dhe krenari

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arbon, Zvicër – Komuniteti shqiptar vazhdon të jetë një nga shembujt më të mirë të integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në diasporë. Një dëshmi konkrete e këtij përkushtimi ishte pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në Festen Ndërkombëtare të Kulturës, e cila u mbajt në qytetin e Arbonit, një ngjarje që përfshiu kombe dhe kultura të shumta nga mbarë bota.

Në këtë festë madhështore kulturore morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, përfshirë Drejtorin e Departamentit të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Elis Badalli, Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha si dhe z. Islam Sadikin, organizator nga Komuna e Arbonit. Pjesëmarrja e tyre ishte një mbështetje e rëndësishme për përpjekjet e komunitetit shqiptar në diasporë për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.

Një ndër momentet më të veçanta të ngjarjes ishte performanca e Ansamblit “Sharri”, i cili me këngë, valle dhe kostume tradicionale shqiptare përçoi emocione të forta dhe vlerësime të mëdha nga publiku ndërkombëtar. Përmes interpretimeve autentike, ata sollën një copë Shqipëri dhe Kosovë në zemër të Zvicrës, duke dëshmuar se kultura shqiptare është një pasuri që nuk njeh kufij.

z. Berisha, njoftoi për pjesëmarrjen në këtë festë përmes një publikimi zyrtar, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit kulturor të shqiptarëve në Zvicër dhe vlerësuar angazhimin e palodhshëm të komunitetit në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. Ai uroi organizatorët dhe pjesëmarrësit për këtë prezantim dinjitoz dhe theksoi se aktivitete të tilla janë ura të forta lidhëse ndërmjet vendlindjes dhe diasporës.

Ky organizim i suksesshëm jo vetëm që forcoi lidhjet ndërmjet komuniteteve të ndryshme kulturore në Zvicër, por edhe ngriti lart imazhin e shqiptarëve si bartës të vlerave të pasura kulturore dhe të bashkëjetesës. Përfaqësimi dinjitoz i komunitetit tonë në këtë aktivitet ndërkombëtar është një tjetër dëshmi e angazhimit të diasporës për të ruajtur dhe promovuar identitetin kombëtar, kudo ku ndodhet.

Mirënjohje e veçantë u shkon organizatorëve të festës, autoriteteve vendore në Arbon, si dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët me përkushtim, dashuri dhe përfaqësim të denjë, vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës sonë në arenën ndërkombëtare./albswiss.com/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img