fbpx
25.5 C
Geneva
Friday, August 30, 2024

Kurti i kërcënoi me zgjedhje, vjen reagimi i parë nga LDK

Zyrtari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Florian Dushi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky kërcënoi opozitën që nëse nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se VV’ja do të marrë gjysmë milioni vota.

Dushi i ka thënë Kurtit se ai mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por se prapë mbetet i paguximshëm që të marrë përgjegjësi dhe i paaftë të qeverisë.

“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë.

Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, ka shkruar Dushi./Gazeta Express

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img