fbpx
8.6 C
Geneva
Friday, November 1, 2024

Kurti për projektin e tubacionit të gazit: Grantin prej 200 milionë euro kemi vendosur ta shfrytëzojmë për projekte të tjera

Në seancën që po mbahet në Kuvend, kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes paralamentare të deputetes të PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, për tubacionin e gazit.

Kurti ka thënë se para se të merret vendimi për tubacionin e gazit, janë siguruar që të informohen sa më shumë.

“22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vitet e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi, është papërgjegjësi nëse nxitohemi. Ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke parasysh në radhë të parë përfitimet që paguajnë bizneset dhe qytetarët ose taksapaguesit tanë, se kur ta marrim gazin dikush duhet me pagu. Nuk e paguajmë ne si politikanë por e paguajnë qytetarët”, tha Kurti, raporton reporteri.

Kurti po ashtu shtoi se marrdhëniet me MCC-në dhe SHBA-në nuk janë rrezikuar ndonjëherë.

“Nuk ka javë që se kemi taku MCC-në prej verës e këtej..E ritheksoj se marrdhëniet me MCC-në dhe SHBA-në nuk janë rrezikuar në asnjë moment”, tha Kurti gjatë seancës në Kuvend.

Tutje, Kurti ka shtuar se kanë vendosur që grantin prej 200 milionë euro ta shfrytëzojnë për projekte të tjera.

“Granti prej 200 milionë nuk është humbur. Ne kemi vendosur që këtë grant ta shfrytëzojmë për projekte tjera”, shtoi Kurti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img